Bien ndjeshëm rastet e reja me COVID

18 Prill 2022 | 18:38

Gjashtëmbëdhjetë qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.

Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 772 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 32 të shëruar.

Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar gjithsej 270.658 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë 366 qytetarë të konfirmuar me COVID-19. 8 persona po marrin trajtim në spital, dhe asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 18 prill

Raste të reja ditore     16

Të shëruar në 24 orë   32

Të shtruar në spitale     8

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore 772

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    207

Vlorë   42

Fier     25

Berat      21

Shkodër      17

Gjirokastër   17

Elbasan   15

Korçë    14

Durrës     6

Kukës    2

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026