Bilanci i sezoni turistik në juglindje, vetëm gjatë festave u arkëtuan 2.5 mln €

11 Mars 2026 | 19:23

Juglindja e Shqipërisë ka qenë një nga destinacionet më të kërkuara turistike edhe gjatë sezonit dimëror. Turistë të shumtë vendas, por edhe të huaj, kanë zgjedhur të kalojnë fundjavat në zonat malore të kësaj treve, veçanërisht në fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës, sidomos në ditët kur reshjet e dëborës krijuan një atmosferë të veçantë dimërore.

Në Dardhë, një nga atraksionet kryesore mbetet pista e skive, e cila këtë sezon është frekuentuar nga një numër i madh vizitorësh. Vetë administratori Thoma Tasha, tregon se gjatë gjithë sezonit dimëror pista ka pritur jo vetëm turistë vendas, por edhe të huaj, të apasionuar pas sporteve të dëborës.

“Sezoni këtë vit ishte i shkurtër por numri i turistëve ishte shumë herë më i lartë nga viti i kaluar. Numri më i madh i turistëve ka qenë vendas nga gjithë Shqipëria por kushte e indianë, pjesa më e madhe nga Azia. Ishte fluks i madh, turizmi ishte në nivele të larta. Jemi të kënaqur e për këtë arsye kemi menduar të bëjmë investime me të mëdha. Me një teleferik 3 vendsh.”-shprehet Thoma Tasha, administrator i pistës së skive në Dardhë.

Edhe Voskopoja sipas operatorit turistik Anton Falo ka qenë një tjetër pikë e preferuar për turistët, edhe pse numri i tyre në këtë fshat është në rënie.

“Si çdo vit për Krishtlidje dhe vit të ri kishte fluks siç kemi, kur ka reshje dëborë ka me shume turistë. Ka rënë pak fluksi”-shprehet Anton Falo, operator turistik

Ndërkohë, gjatë sezonit dimëror hotelet dhe bujtinat në qytetin e Korçës kanë pritur një numër të madh turistësh vendas dhe të huaj. Sipas përllogaritjeve minimale, vetëm në periudhën 23 dhjetori deri më 3 janar, të ardhurat nga turizmi në qytet kanë arritur mbi 2.5 milionë euro, duke konfirmuar edhe një herë rolin e rëndësishëm të turizmit dimëror në ekonominë e zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026