Rama: Porti turistik i Durrësit ndryshon Shqipërinë përgjithmonë
Kryeministri Edi Rama e cilësoi ndërtimin e portit turistik të Durrësit një investim strategjik që do ndryshojë përgjithmonë ekonominë e vendit.
Sipas kreut të qeverisë, investimi i paparë ndonjëherë në vend që i kalon 2 mld dollarët do ta bëjë Durrësin portin turistik më të madh në Mesdhe dhe binjak të marinës së Dubait.
Investimi, tha Rama, përveçse do të hapë mijëra vende pune, do të rrisë vlerën e pronës në gjithë plazhin e Durrësit.
“Me ndërtimin e këtij porti të rritet eksponencialisht vlera e pasurisë së të gjithë qytetarëve të Durrësit, do të rritet vlera e të gjitha hoteleve në vijën bregdetare. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria në botë. Durrësi do të jetë porti më i madh i Mesdheut, do të jetë port binjak i marinës së Dubait. Ky port hap një perspektivë të re. Shteti shqiptar në këtë port nuk do të jetë siç është parafytyruar dikur si thjesht etniteti që i jep tokën një investitori, shteti shqiptar aty do të jetë aksioner. Shteti është ortak kur ata që negociojnë mendojnë për shtetin dhe jo për veten e tyre”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e portit turistik të Durrësit, investim 2 mld$
- Porti turistik e kthen Durrësin në një Dubai në Ballkan, thotë eksperti
Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit
Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
- 19:09 Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:04 Erdogan optimist në Samitin e NATO-s: Pres të vendoset një marrëveshje mbi avionët F-35
- 18:59 Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës