Biseda e Zelensky-t me Witkov dhe Kushner: Marrëveshje për hapat e mëtejshëm

6 Dhjetor 2025 | 18:30

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është informuar për bisedimet e Ukrainës dhe SHBA-së nga delegacionet në Florida.

Në një postim në X, presidenti i Ukrainës shkruan se pati një bisedë “të gjatë dhe thelbësore” telefonike me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner, dhe diplomatët ukrainas që po zhvillonin bisedimet.

Ndërkohë, ai theksoi se vendi i tij “dëshiron paqe të vërtetë” pas bisedës telefonike dhe se, në një pasazh interesant, do të presë edhe informimin personal nga të dërguarit ukrainas, sepse “nuk mund të diskutohet gjithçka vetëm përmes telefonit”, sipasa tij.

Në postimin e tij, Zelensky shkruan:

“Sapo pata një bisedë të gjatë dhe thelbësore telefonike me Steve Witkoff dhe Jared Kushner, së bashku me Andrii Khnatov dhe sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov.

Jam mirënjohës për diskutimin shumë të fokusuar dhe konstruktive.

Mbuluam shumë çështje dhe shqyrtuam pikat kyçe që mund të sigurojnë fundin e gjakderdhjes dhe të eliminojnë kërcënimin e një pushtimi të ri rus në shkallë të plotë, si dhe rrezikun që Rusia të mos përmbushë premtimet e saj, siç ka ndodhur disa herë më parë.

Ukraina është e vendosur të vazhdojë të bashkëpunojë me mirëbesim me palën amerikane për arritjen e paqes së vërtetë. Ne ramë dakord mbi hapat e ardhshëm dhe formën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara. Falënderoj Presidentin Trump për qasjen intensive në negociata.

Tani pres Rustem Umerov dhe Gjeneralin Khnatov për një raport të detajuar personal. Nuk mund të diskutohet gjithçka përmes telefonit, kështu që duhet të bashkëpunojmë ngushtë me ekipet tona për ide dhe propozime. Qasja jonë është që gjithçka të jetë e zbatueshme, çdo masë kritike për paqen, sigurinë dhe rindërtimin. Faleminderit!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve

Tetë palestinezë të tjerë u vranë nga zjarri izraelit në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve...
12:48 | 13/07/2026

Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi të hënën Papua Guinenë e Re, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Sipas...
12:12 | 13/07/2026

Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat

Irani deklaroi se nuk do t’i përmbahet më memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni nuk respekton angazhimet e tij për...
10:05 | 13/07/2026