Bisedimet për paqen në Ukrainë/ A do të takohet Putini ballë për ballë me Zelenskyn?
Ndërsa bota pret lajme nga Moska, Rusia ende refuzon të thotë nëse Presidenti Vladimir Putin do të marrë pjesë në takimin e së enjtes me homologun e tij ukrainas në Turqi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të njoftojë përfaqësuesin e saj për bisedimet e paqes me Ukrainën në Stamboll, sapo Putini ta “gjykojë të nevojshme”.
Ai gjithashtu nuk konfirmoi nëse presidenti i Rusisë do të merrte pjesë vetë në takim apo do të dërgonte dikë tjetër.
E tëra që tha Peskov ishte se “pala ruse vazhdon të përgatitet për bisedimet në Stamboll”.
Ndërkohë, edhe Kievi po përgatitet, pasi Zelensky përsëriti përsëri se është gati të vijë personalisht në Turqi dhe pret një përgjigje nga Moska.
“Moska ka heshtur gjithë ditën në lidhje me propozimin për një takim të drejtpërdrejtë. Një heshtje shumë e çuditshme”, tha ai të hënën në mbrëmje, duke shtuar se në një mënyrë ose në një tjetër, Rusia “do të duhet t’i japë fund kësaj lufte”.
“Sa më shpejt, aq më mirë. Nuk ka kuptim të vazhdohet me vrasjet”, theksoi Zelenskyy.
Zyra e Zelenskyy ka sinjalizuar se presidenti i Ukrainës nuk do të takohet me asnjë zyrtar tjetër përveç Putinit.
Këshilltari presidencial, Mykhailo Podolyak, tha të martën se çdo bisedë me përfaqësues të nivelit më të ulët do të ishte e pakuptimtë.
“Vetëm Putini mund të marrë një vendim për të vazhduar luftën ose për ta ndaluar atë”, tha Podolyak.
Podolyak është i informuar mirë në këtë drejtim: ai përfaqësonte Ukrainën në përpjekjet e para për bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës, vetëm disa ditë pas pushtimit në shkallë të plotë të Moskës në fillim të vitit 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet