“Bisedova me Mira Muratin”- Rama: Përafrimi i legjislacionit me BE bëhet me ChatGPT

8 Dhjetor 2023 | 17:07

Kryeministri Edi Rama tregoi gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste se si legjislacioni me BE do të bëhet në sajë të Inteligjencës Artificiale.

“Ju e dini si është jeta, secili ka fiksimin e vet dhe unë kam fiksimin tim,” – u shpreh Rama, ndërsa nisi të tregonte historinë se si e kishte kontaktuar Mira Muratin, shqiptaren e suksesshme në botë, në fushën e teknologjisë.

Ai tha se e kishte kontaktuar me një ndrojtje që nuk e karakterizon dhe ajo i kishte mundësuar një bisedë telefonike. Kryeministri tregoi se si i kishte kërkuar ndihme për ta bërë Shqipërinë gati më shpejt për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“A është e mundur që në vend se ne siç kanë bërë vendet e tjera më parë, të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe një batalion me juristë, dhe të shpenzojmë s’di se sa dhjetëra miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të be ta bëjmë këtë përmes ChatGPT,” – e kishte pyetur Rama.

Murati ishte treguar e gatshme dhe kryeministri tha se së bashku me një ekip kanë punuar për ta bërë të mundur këtë.

“Sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel, kur të mbarojë mbledhja, bashkë me dilemën greke, unë do t’jua lë si kartolinë të vitit të ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të Bashkimit Europian, rezultatin e testit të suksesshëm, të modelit shqiptar të Inteligjencës Artificiale, për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve, masa ligjore të BE-së,” – tregoi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026