“Kaluam 3 kriza”, Rama: Po mos të ishte për PS-në do ishim kthyer në vitin 1997
Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste se Shqipëria kaloi 3 furtuna, tërmetin, pandeminë dhe krizën e çmimeve që erdhi fill pas fillimit të luftës në Ukrainë vetëm falë gatishmërisë së Partisë Socialiste.
Sipas tij, nëse këto ngjarje do të ndodhnin para 10 vitesh do ta gjenin vendin të papërgatitur dhe jo të gatshëm për të përballuar krizat.
“Pa asnjë ekzagjerim do të ishte e ngjashme me humnerën e vitit 1997, por fatmirësisht dhe vetëm, falë PS-së, të tre furtunat dërmuese na gjetën në këmbë dhe të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e thjeshtë të këtij vendi me forcën dhe dinjitetin e një shteti që ende nuk ua plotëson dot shumë gjëra qytetarëve të tij, por ama nuk i lë vetëm kurrë në momentet e vështirësive të mëdha,” – u shpreh Rama.
“Sot Shqipëria është një vend krejt tjetër dhe çmohet botërisht, si kurrë më parë, për përparimet e dukshme që ka bërë, pret thuajse 10 milionë turistë brenda këtij viti që po mbyllim, ka një monedhë kombëtare më të fortë se asnjëherë, ecën çdo ditë përpara në çdo drejtim dhe ulet në çdo tryezë të komunitetit ndërkombëtar, jo vetmë duke dhënë respekt, siç ka bërë gjithmonë, por dhe duke marrë të njëjtin respekt nga të gjithë, siç nuk ndodhte përpara se sa ne ta sillnim Shqipërinë në këtë formë dhe në këtë pozicion,” – shtoi kryeministri.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë