Bizneset nuk japin pagat e plota në bankë, punonjësit nuk denoncojnë
Shqipëria përballet me probleme në tregun e punës. Shqetësim kryesor mbetet mosdeklarimi i pagës së plotë në bankë dhe mungesa e kurajës së punonjësve për të denoncuar fenomenin.
Punonjësit që paguhen në të zezë apo marrin gjysmën e parave në dorë dhe gjysmën në bankë kanë të drejtë të protestojnë në 1 Maj. Por, jo vetëm ata. Edhe të punësuarit që nuk kanë firmosur kontratë, përballen me orë të gjata pune dhe sjellje që bien në kundërshtim me kodin e Punës kanë po aq të drejtë të dalin në protestë.
Nëse kjo ndodh, dhe të të tjerë njerëz solidarizohen me ta, infromaliteti në punë mund të ulet, dinjiteti i punëtorit do të rritet dhe bizneset do të ndryshojnë mendësi në raportet e tyre.
Statistikat të sakta të shkeljeve në punë në Shqipëri nuk ka, por ka të dhëna që i evidentojnë ato. P.sh një dokument i qeverisë nxjerr se punësimi informal në sektorin jobujqësor ishte 29% në vitin 2021. Për këtë, tatimet u kanë dërguar letra 10 mijë bizneseve vitin e kaluar të rregullojnë deklarimet për pagat e punonjësve ku rezultojnë pedagogë, inxhinierë, mjekë e gazetarë me paga minimale. Vetë këta të fundit, nuk e denoncojnë këtë fenomen.
Edhe siguria në punë nuk garantohet nga firmat për punët e vështira, kur në vitin 2022, kanë ndodhur 184 aksidente, dhe kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut