Bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë elektrike
“Mos na ndalni prodhimin”, “Liberalizimi i shpejtë i rrymës – monopol, jo konkurrencë”, “Pa transparencë, nuk ka treg të lirë”, këto janë disa nga pankartat në protestën që po mbahet të mërkurën në Prishtinë nga përfaqësues të bizneseve, kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për liberalizimin e tregut të energjisë, ka hyrë në fuqi më 1 qershor.
Sipas këtij vendimi, të gjitha kompanitë private dhe publike që kanë mbi 50 të punësuar ose një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, janë në treg të hapur dhe furnizohen me energji me çmime të parregulluara nga shteti.
Më shumë se 1.300 biznese private tashmë janë pjesë e këtij tregu.
Megjithatë, vendimi ka shkaktuar reagime të forta dhe shqetësime të shumta nga komuniteti i biznesit.
Sipas tyre, çmimet e ofruara nga furnizuesit e licencuar janë dukshëm më të larta se ato që më parë rregulloheshin nga shteti.
Për më tepër, një pjesë e kompanive furnizuese nuk kanë paraqitur ende oferta konkrete për bizneset.
Bizneset janë furnizuar me energji nga Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, me çmime të rregulluara nga ZRRE-ja.
LEXONI GJITHASHTU:
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë