Bizneset u kanë borxh individëve 200 milionë euro sigurime të papaguara
Detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore kaluan vlerën e 200 milionë eurove me rritje mbi 9% nga viti 2023.
Një inspektim i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, zbuloi se 190 mln euro janë detyrime të mbartura nga bizneset dhe pjesa tjetër nga ndërmarrjet buxhetore. Nga këto, entet publike zotërojnë 6% të totalit të detyrimeve për sigurimet me vlerë mbi 10 mln euro.
KLSH vëren se, numri i debitorëve në sektorin publik ka rënë nga 823 në vitin 2023 në 724 subjekte në 2024, por është rritur vlera totale e detyrimeve të papaguara me 5 mln euro.
Rritja është veçanërisht e theksuar tek institucionet jo buxhetore, tek të cilat detyrimet pothuajse janë dyfishuar.
Nga ana tjetër, në sektorin privat situata u përkeqësua edhe më tej. Numri i subjekteve debitorë është rritur me 10 600 në vitin 2024, duke e çuar totalin në gati 120 mijë biznese. Detyrimet e papaguara në sektorin privat janë rritur me 13 mln euro, duke e çuar totalin e detyrimeve në këtë kategori në më shumë se 180 milionë euro.
Bizneset e vogla zotërojnë pothuajse 39% të detyrimeve totale të sigurimeve ose 78 mln euro mln euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës