Biznesmenët serbë ankohen për kushtet ekonomike në Kosovë

25 Shkurt 2024 | 10:46

Derisa Qeveria e Kosovës paralajmëron vende të reja pune për pjesëtarët e komunitetit serb, investime në infrastrukturë dhe forma të tjera të mbështetjes, me qëllim fuqizimin e tyre ekonomik, disa biznesmenë serbë shprehen skeptikë në këtë drejtim.

Vitomir Jaqimoviq nga Leposaviqi dhe Dushko Guxhiq nga Graçanica thonë për Radion Evropa e Lirë se ajo që Qeveria e Kosovës u ofron serbëve, nuk është e mjaftueshme.

Sipas tyre, parakusht për fuqizimin ekonomik është qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve.

Në mes të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia për, siç tha, arsye sigurie. Kjo ndodhi pasi tre policë të Kosovës, u arrestuan nga forcat serbe. Edhe pse policët u liruan nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri, ndalesa mbeti në fuqi.Duke e komentuar këtë çështje, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se masa e tillë është marrë për shkak se “ekziston rreziku që krahas mallrave, në Kosovë të futen edhe armë”.

Përndryshe, “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë” ishte temë e një tryeze të rrumbullakët, që u organizua këtë javë nga Qendra për Dialog Humanitar në Prishtinë.

Çfarë thonë biznesmenët?
Jaqimoviq nga Leposaviqi thotë se pozita e biznesmenëve serbë është shumë e keqe dhe se gjithçka bëhet “për mbijetesë”.

Subvencionet e Qeverisë së Kosovës, sipas tij, nuk janë të mjaftueshme, sepse janë të kufizuara në punësimin e punëtorëve.

“Punësimi i një apo dy punëtorëve nuk mjafton për aktivitetet ekonomike. Duhet të zgjidhet në një mënyrë tjetër, që malli të hyjë dhe të dalë normalisht”, thotë ky biznesmen shumëvjeçar, duke aluduar në vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.

“Unë nuk shoh që dikush është përfshirë në zgjidhjen e këtyre problemeve. Qeveria e Kosovës mund të ndihmojë nëse i ndryshon vendimet e saj, duke lejuar qarkullimin e mallrave. Mallrat nga Serbia nuk mund të vijnë”, thotë Jaqimoviq për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, nuk do të ketë zhvillim ekonomik “derisa politika të ndërhyjë në punën e biznesmenëve”.

Guxhiq, biznesmen nga territori i komunës së Graçanicës, beson se Qeveria e Kosovës nuk dëshiron sinqerisht të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të serbëve. Sipas tij, këtij komuniteti i sigurohet minimumi – “vetëm ajo që duhet”.

“Ajo [Qeveria e Kosovës] mund të bëjë shumë, por nuk do. Thjesht, ajo nuk do që të na ndihmojnë”, thotë ai.

Guxhiq merret me prodhimin e lëngjeve dhe reçelit, që kryesisht shiten në tregun e Kosovës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tregon se biznesin e ka filluar para rreth shtatë vjetësh, falë organizatave ndërkombëtare joqeveritare.

Ai thotë se asnjëherë nuk ka marrë ndihmë nga Qeveria e Kosovës.

Por, sipas tij, biznesmenët serbë nuk dëgjohen as në Qeverinë e Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026