Biznesmeni nga Kosova tregon vështirësitë e pajisjes me pasaportë shqiptare
Hekuran Dylazeka është nga Gjakova dhe prej vitit 2008 jeton në Tiranë.
“Po bëj rreth 13 vite në Tiranë, kam ardhur si student. Ka kaluar goxha kohë”, u shpreh ai.
Por lidhja e tij me Tiranën është më e hershme.
“Tirana për mua kishte një lidhje emocionale sepse edhe gjatë luftës klasën e tretë e bëra këtu dhe ishte gjithmonë në ëndrrat e mia që një ditë do kthehem”, tregon ai.
Pavarësisht kësaj lidhjeje shpirtërore, përshtatja nuk ishte e lehtë.
“Përshtatja nuk ka qenë e vështirë. Normalisht ndihesh i huaj kudo që të shkosh. Më pëlqente më shumë klima se vija nga vend më i ftohtë”, tha ai.
Por, pjesa më e vështirë ka qenë pajisja me dokumente. Madje ende nuk ka marrë pasaportën shqiptare.
Prej 4 vitesh ai ka edhe biznesin e tij në tiranë. Për shkak të mungesës së dokumenteve, është përballur me një sërë problemesh.
“Nuk mund të hapja nja llogari në banke, nuk merrja dot një ambient me qira”, tha z. Dylazeka.
Kanë kaluar vite që kur ka bërë aplikimin për t’u pajisur me pasaportë, por Hekurani ende nuk e di kur do ta ketë dokument në dorë.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 17:07 Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë
- 16:53 Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
- 16:49 Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
- 16:44 Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 16:34 Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)
- 16:30 Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin