Biznesmeni proteston për rritjen e çmimeve: Jam bashkë me punonjësit e mi
Protestës së rritjes së çmimeve i është bashkuar biznesmeni Filip Gjoka. Në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, z. Gjoka u shpreh se ka dalë në protestë bashkë me punonjësit e tij, pasi i gjithë populli shqiptar preket nga kriza.
“A do mundemi dot të përballojnë këto kosto? A do munden t’i përballojmë jetesën me këto çmime. Unë vendosa t’i bashkohem kësaj proteste që e mbështes fuqishëm. Në rast se do heshtim ne që i kemi dhënë ekonomisë, të frikësohemi ne kjo, nuk do të kishte kuptim”, u shpreh ai.
Ndërkohë profesori Mond Bruca, shprehet se protesta e për çmimet nuk ka ngjyrë, por tregon një opozitë të sinqertë.
“ Po na ikën elita. Ne nuk kemi ngjyrë në këtë protestë. Kjo protestë tregon opozitë më të sinqertë që ka pasur ndonjëherë. Protesta do vazhdojë deri aty ku të ketë një zgjidhje. Ajo që ma vret zemrën është që nxënësit ikin dhe nuk kthehen më. Nuk dua që të ikin nxënësit e mi”, tha ai.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 18:14 Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia
- 18:11 Austria në alarm të kuq nga vala e të nxehtit
- 18:08 Air France pezullon fluturimet Paris-Kinshasa pas rastit të parë të Ebolës në Francë
- 17:42 Dita e 4-t e bisedimeve Izrael-Liban të ndërmjetësuara nga SHBA-të fillon në Uashington
- 17:34 Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
- 17:30 Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)