Bjellorusia voton pro lejimit të armëve bërthamore në territorin e saj
Referendumi i mbajtur ditën e diel në Bjellorusi i ka hapur rrugë lejimit të armëve bërthamore në territorin e ish-shtetit sovjetik.
Ndryshimet e reja kushtetuese lirojnë Bjellorusinë nga statusi si shtet neutral jo-bërthamor.
Lëvizja sjell pasoja serioze në përhapjen e armëve bërthamore dhe me shumë të ngjarë e vendos Bjellorusinë në qendër të sulmit rus në Ukrainë.
Lukashenko tha ditën e referendumit se në rast se “Perëndimi i transferon armë bërthamore Polonisë dhe Lituanisë, pranë kufirit tonë, atëherë do i kërkoj Putinit të na rikthejë armët bërthamore që i dhamë pa kushte”.
Referendumi gijthashtu çimenton regjimin e tij deri nw 2035. Lukashenku shtw nw pushtet qw prej 1994.
Në vitet 1994 dhe 1995, ish-republikat e Bashkimit Sovjetik – Bjellorusia, Ukraina dhe Kazakistani – dorëzuan armët bërthamore në shkëmbim të garancisë për siguri kombëtare.
Burime për median lokale Kyiv Independent kanë thënë se është thjesht çështje orësh që Bjellorusia do i bashkohet luftës së Rusisë në Ukrainë.
Sipas tyre vendimi është marrë dhe rreth orës 5 të mëngjesit pritet të niset drejt Ukrainës avioni i parë luftarak me parashutistë bjellorus.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:02 Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?
- 08:43 Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur
- 08:43 Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë
- 08:36 Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
- 08:35 Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?