Bledi Çuçi i delegon kompetencat zv.ministrit Besfort Lamallari

30 Mars 2021 | 11:12

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka deleguar kompetencat zëvendës-ministrit Besfort Lamallari.

Urdhri i ministrit Çuçi hyn menjëherë në fuqi dhe është botuar në fletoren zyrtare, sipas të cilit këto kompetenca do të ushtrohen vetëm për periudhën nga data 25 mars deri më 30 prill të këtij viti, që përkon me fushatën zgjedhore.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se delegimi i kompetencave tek zvëndësministri Lamallari, ka të bëjë me angazhimin e ministrit Çuçi në fushatën elektorale në qarkun e Gjirokastrës, ku është edhe drejtues politik.

Më 16 dhjetor të vitit të kaluar kryeministri Edi Rama përzgjodhi si ministër të Brendshëm, Bledi Çuçin, i cili mbante postin e ministrit të Bujqësisë.

Ky ndryshim në qeveri erdhi pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga detyra si ministër i Brendshëm pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Lexoni gjithashtu:

Rama përzgjedh Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026