Blerjana Bino: Si do bashkohet PD kur demokratët mendojnë se Basha është peng i Ramës?           

9 Dhjetor 2021 | 21:53

Studiuesja Blerjana Bino tha në emisionin ‘Barometri’ në Euronews Albania se Sali Berisha nuk e ka luftën me Lulzim Bashën, sipas saj, por me veten e tij dhe trashëgiminë që ka lënë brenda Partisë Demokratike.

“Sali Berisha e ka luftën me veten e vet dhe me trashëgiminë që do të lërë dhe me faktin që nuk do të largohet”, tha znj. Bino.

Studiuesja e sheh nismën e ish-kryeministrit Berisha për “të rikthyer PD-në në vlerat e mëparshme” si një betejë të fundit të tij.

Ajo shtroi pyetjen se çfarë do të ndodhë më pas në PD, kur rreth 39% e demokratëve mendojnë se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës, sipas sondazhit të Barometrit.

“Si mund të vijë bashkimi kur rreth 39% e demokratëve mendojnë se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës?”, u shpreh studiuesja.

Për eksperten e komunikimit Edlira Gjoni, nga ana tjetër, kjo përqindje është një narrativë shumë e dëmshme për Lulzim Bashën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025