Blinken takim me Netanyahun në Izrael, lideri i Hezbollah flet sot për herë të parë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar këtë të premte një vizitë në Izrael, ku është takuar me kryeminiztrin Izraelit Benjamin Netanyahu.
Lajmi është bërë publik nga faqja e Kryeministrisë së Izraelit, e cila postoi një foto gjatë takimit me mbishkrimin: Kryeministri Benjamin Netanyahu po mban një takim privat me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, në Kirya në Tel Aviv.
Bëhet me dije se pas takimit “kokë më kokë”, Blinken pritet të takohet dhe me anëtarët e Kabinetit të Luftës”.
Kjo është vizita e tretë e Blinken në Izrael që pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit më 7 tetor.
Blinken ndodhet në Izrael për të bërë presion në mënyrë që më shumë ndihmë humanitara të lejohen të hyjnë në Gazën e rrethuar.
Trupat izraelite kanë ashpërsuar rrethimin e tyre të qytetit të Gazës për të fokusuar fushatën e tyre në asgjesimin e grupit militant Hamas, që udhëheq këtë enklavë.
Në kufirin verior me Libanin, tensionet po vazhdojnë të përshkallëzohen para fjalimit të planifikuar për më vonë gjatë të premtes të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ky do të jetë fjalimi i tij i parë që kur Hamasi sulmoi Izraelin muajin e kaluar, duke nxitur frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të shndërrohet në një konflikt rajonal.
Të enjten, Hezbollahu, aleat i Hamasit, sulmoi pozicionet izraelite në veri duke kryer sulme me dronë, mortaja dhe me dronë vetëvrasës. Ushtria izraelite tha se është kundërpërgjigjur me sulme me avionë dhe helikopterë luftarakë.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij