Blinken viziton sot për herë të parë Tiranën, axhenda dhe rrugët që bllokohen

15 Shkurt 2024 | 07:38

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, sot do të vizitojë sot për herë të parë Shqipërinë.

Një ditë përpara se të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih, zyrtari amerikan do të ndalet për disa orë në Tiranë, për t’u larguar po atë ditë nga vendi ynë.

Kryeqyteti i ka bërë të gjitha përgatitjet për të pritur zyrtarin e lartë amerikan, teksa rrugët janë veshur me flamuj amerikanë dhe një poster gjigant i sekretarit amerikan të shtetit është shpalosur tek Universiteti Politeknik.

Euronews Albania ka mësuar se në vizitën e tij të parë në kryeqytetin shqiptar, Blinken do të takohet me kryeministrin Edi Rama, nga ora 16:00-19:00 me të cilin më pas do të ketë një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave që është ndërmarrë për të mbarëvajtur vizitën në Tiranë të Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Plani i masave parashikon bllokimin e një sërë rrugëve në kryeqytet si dhe ndalimin e parkimit në to duke filluar nga mbrëmja e kësaj të mërkure.

Duke filluar nga ora 19:30 e kësaj të mërkure deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.

Më poshtë gjeni të listuara dhe rrugët interurbane dhe urbane ku pritet të ndalohet qarkullimi gjatë fashave orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00 të së enjtes

▪️Ndalim qarkullimi:

Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;

Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;

Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;

Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;

Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026