Pse Blinken merr me vetë Yuri Kim? Eksperti: Dy mesazhet kryesore që do përcjellë…
Eksperti Edlir Mema ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania ku tha se sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, vjen i shoqëruar nga ish ambasadorja Yuri Kim për të dhënë edhe disa mesazhe.
Sipas tij dy mesazhet kryesore jane drejtësia dhe rritja e sigurisë kibernetike.
“Mendoj se mesazhet janë dhënë. Së pari ëhstë mesazh përfshirja e zonjës Kim unë mendoj se ka të bëjë me çështjen e drejtësisë. Është mesazhi që të vazhdojmë në këtë drejtim, ka gjithashtu një takim me të rinjtë për çështjen e teknologjisë.
Unë mendoj se ka të bëjë në lidhje me sigurinë kibernetike. Lexova disa komente të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në këtë drejtim të atyre që kanë përgjegjësi për të rritur sigurinë kibernetike.
Kur ata thonë që do sulmohemi më vjen për të qeshur e për të qarë, se ne kemi vite qësulmohemi e janë shpenzuar miliona investime në lekë, euro apo dollarë. Të gjitha këto mua me shqetësojnë. Unë mendoj se dikush nga zyrat e sigurisë kibernetike të shtetit shqiptar duhet të vihet para sistemeve gjyqësore. Dy mesazhe kryesore që janë për ne të drejtëpërdrejta, janë çështja e drejtësisë dhe ajo e sigurisë kibernetike”,-tha Edlir Mema.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm