Bllokimi i rrugës Prrenjas-Librazhd, shtyhen seancat gjyqësore

28 Shkurt 2026 | 16:14

Bllokimi i rrugës Prrenjas-Librazhd ka sjellë shtyrje masive të seancave gjyqësore për qytetarët korçarë, të cilët duhet të paraqiten në kryeqytet, si edhe për avokatët që duhet të paraqiten pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Avokati Kristi Koçibelli tregon se rruga alternative nuk plotëson kushtet e sigurisë për transportimin e të burgosurve, ndërsa seancat gjyqësore po shtyhen.

“Jemi informuar se gjithë kjo problematikë e shkatërrimit të rrugës ka sjellë probleme sa i përket seancave gjyqësore. Në shumicën e rasteve, për gjyqtarët që vijnë nga zona të tjera, seancat janë shtyrë dhe gjykata ende nuk ka një qëndrim se si do të procedohet. Të arrestuarve në IEVP Korçë, që zhvillojnë seanca në gjykatat e apelit, u pamundësohet shkuarja për shkak të largësisë. Sipas burimeve nga Drejtoria e Burgjeve, kjo rrugë nuk plotëson kushtet e sigurisë”, thotë avokati Kristi Koçibelli.

Për avokaten Entela Dvorani, mbyllja e rrugës sjell një tjetër dëm për qytetarët, duke krijuar vonesa dhe peripeci.

“Të mendoni që në këto katër vite, gjykata u mbyll, administrativja dhe penalja shkuan në Tiranë, dhe ne nuk po bëjmë një seancë. Para dy ditësh ka ndërruar jetë një kliente e imja, ka ndërruar katër gjyqtarë dhe nuk është zhvilluar asnjë seancë. Sot avokati kundërshtar nuk erdhi. Kisha një gjykim esencial, ku vinte gjyqtari nga Gjirokastra. Njëri nga avokatët mungonte. Kjo vonesë, veçmas rruga që u shtua, është dëm i madh për korçarët”, thotë avokatja Entela Dvorani.

Bllokimi i rrugës Prrenjas-Librazhd ka sjellë probleme jo vetëm në jetën sociale dhe ekonomike të juglindjes, por edhe në sistemin gjyqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026