Bllokimi i rrugëve, nisin hetimet për Flamur Nokën dhe deputetët e opozitës
Policia e Tiranës ka nisur një hetim ndaj disa protestuesve dhe katër deputetëve të opozitës, përfshirë Flamur Nokën, Asllan Dogjanin, Albana Vokshin dhe Xhelal Mziun.
Deputetët dhe pjesëmarrësit e protestës po hetohen për dy akuza kryesore: “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Këto akuza lidhen me protestën e të 29 tetorit të opozitës, ku deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, së bashku me mbështetësit e tyre bllokuan qarkullimin në 6 akse kryesore të vendit.
Protesta e opozitës u shtri nga ora 17:00 deri në orën 20:00, ku mbështetësit e tyre bllokuan autostradën “Tiranë–Durrës” pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës–Tiranë” pranë mbikalimit të Shkozetit; aksin “Kashar–Milot” pranë kryqëzimit të Milotit; autostradën “Elbasan–Tiranë” te rrethrrotullimi i Bradasheshit; aksin “Durrës–Fier” te rrethrrotullimi i Rrogozhinës; dhe “Levan–Tepelenë” te rrethrrotullimi i Levanit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Noka fik makinën dhe bllokon rrugën: Zgjidhje politike për opozitën, ose nuk ndalemi
- “Ka vajtur ku s’mba më” – Opozita bllokon rrethrrotullimin e Levanit
- Trafik kilometrik në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet ambulanca
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit