Bllokohet aksi Librazhd–Peshkopi nga dëbora, dhjetëra automjete në zonën e Lunikut
Reshjet me intensitet të lartë të dëborës kanë shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Librazhd–Peshkopi, duke krijuar vështirësi serioze për qarkullimin. Dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar me mjetet e tyre në zonën e njohur si “Shkalla e Lunikut”.
Kjo zonë, e frekuentuar gjerësisht nga turistët, vijon të përballet me probleme të mëdha, ndërsa raportohet se prej disa ditësh nuk është kryer asnjë ndërhyrje për kriposje apo hedhje skorjeje, pavarësisht pranisë së vazhdueshme të dëborës dhe temperaturave të ulëta që kanë sjellë ngrica të rrezikshme.
Sipas informacioneve nga terreni, firma kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij aksi nuk ka ndërhyrë, duke bërë që situata të përkeqësohet. Si pasojë, dhjetëra automjete dhe qindra turistë, të nisur drejt turizmit malor në Parkun Kombëtar të Shebenikut, kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra.
Ndërkohë, raportohet se të izoluara kanë mbetur edhe disa fshatra të zonës, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për hapjen e rrugës dhe normalizimin e situatës.



- Përmbytjet, Rama: Gati plani për shpërblimin e dëmeve, presim rezultatin nga verifikimi
- Policia bllokon rrugën Matogjin-Bashaj, shkak rreziku i rrëshqitjeve të dheut
- Përmbytje dhe bllokim nga dëbora, si paraqitet situata në të gjithë vendin sot
- Dëme nga përmbytjet në Dimal, nën ujë landfilli i Kuçovës dhe disa ferma
- Përmbytjet në Novoselë, grupet e emergjencave nisin verifikimin e dëmeve
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng