Blondel beson se Kosova do të arrijë suksese në garat paralimpike ndërkombëtare

2 Maj 2025 | 21:50

Sporti paralimpik në Kosovë po hyn në një fazë të re zhvillimi dhe ndërkombëtarizimi, duke marrë mbështetje të fuqishme si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e parë e sportistëve kosovarë në ngjarjet paralimpike është vlerësuar si një hap historik dhe premtues për të ardhmen.

Presidenti i Komitetit Paralimpik Evropian, Julien Blondel, dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të investimeve në këtë fushë, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e përfshirjes dhe ngritjen e standardeve për paraatletët, raporton KosovaPress.

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 dhe krijimi i fshatit olimpik janë shembuj konkretë të përkushtimit të Kosovës për të ofruar kushte të denja për sportistët me aftësi të kufizuara, me synim që në të ardhmen jo vetëm të jenë pjesëmarrës, por edhe fitues të medaljeve në arenën ndërkombëtare

Gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë, Blondel u shpreh i bindur se nga ajo që ka parë, Kosova do të jetë vend që do të arrijë shumë suksese në sportin paralimpik duke marrë pjesë në kampionatet evropiane e botërore viteve te ardhshme, derisa ka siguruar se mbështetja e tij për Kosovën nuk do të mungojë.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga...
18:07 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026