Boçi: Rama burracak, po kërkon mbrojtje policore

2 Shkurt 2023 | 13:10

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat në mbyllje të seancës së tensionuar të së enjtes akuzoi Ramën se tentoi t’i mbyllë gojën opozitës duke mos pranuar mocionin e paraqitur nga PD dhe duke ju shmangur interpelancës lidhur me skandalin McGonigal.

Sipas Boçit, Rama është një burracak, ndaj po kërkon mbrojtje policore, krahas përpjekjes për t’i fshehur të vërtetën shqiptarëve.

“Ka një vendosje të furgonave të policisë, siç duket në atë frikën në rritje të zotit Rama kërkon dhe mbrojtje policore. Burracakët dhe tradhtarët, pavarësisht kohës ku jetojnë, kanë të njëjtën pamje dhe veprojnë në të njëjtën mënyrë. Siç fshihet Rama pas të vërtetës. Kemi kërkuar mocion debat, por i është shmangur këtij debati. Këto veprime tregojnë alarmin e tij, që është i zhytur në vepra të rënda penale, cenim të Kushtetutës së vendit”, tha Boçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026