Bogdani: Sot votohet për ata që mund të sjellë ndryshimin në Tiranë
Pasi dha votën e tij në primaret në selinë qendrore të PD-së, Gert Bogdani u shpreh se sot votohet për ata që mund të sjellin ndryshimin në Tiranë.
Ai e konsideroi procesin shumë të rëndësishëm jo vetëm për PD-në, por edhe për demokracinë.
Vota e dhënë sot më 4 dhjetor është me rëndësi, tha Bogdani, por nënvizoi 14 majin ku garohet për kryebashkiakun e Tiranës.
“Demokratët sot nuk votojnë thjesht në datën 4 dhjetor, por votojnë për datën 14 maj. Pra, votojnë për kandidatin, për atë që mund t’i sjellë ndryshimin në Tiranë, që mund t’i sjelli fitoren në Tiranë, që t’i sjellë më pas ndryshimin në të gjithë Shqipërinë,” – u shpreh ai.
Bogdani ftoi çdo demokrat të votojë në mënyrë që të fillojë ndryshimi për kryeqytetin e të vijojë më pas në gjithë Shqipërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)