Ledina Alolli përgjigjet pasi “u paracaktua” si fituese të primareve në Korçë
Nuk ka probleme në procesin e votimeve në primaret e Korçës dhe numri i votuesve është i kënaqshëm.
Ishte ky konstatimi i korrespondentit të Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi i cili kishte në një intervistë Ledina Alollin e cila “u paracaktua” si fituese e primareve në Korçë.
Ajo tha se kjo garë ka pasur një proces i cili është zhvilluar mbi bazën e të gjitha udhëzimeve të PD-së dhe nuk mund të quhet “e paracaktuar”.
“Pjesëmarrës në të janë të gjithë demokratët, të gjithë simpatizantët. E veçanta e këtij procesi ishte që simpatizantët do të ishin pjesë e votimeve në këtë garë, çka do të thotë që ata janë regjistruar dhe sigurisht kanë marrë dhe miratimin e kryetarëve të grup seksioneve për t’u bërë pjesë e listave të simpatizantëve,” – u shpreh Alolli.
Ajo tha se është kontribuuese në PD që prej moshës 16-vjeçare, por fituesi i primareve do të vijë nga votat e demokratëve dhe në këto kushte nuk mund të ketë paracaktim.
Alolli iu përgjigj dhe kundërshtares së saj Entela Dvoranit e cila deklaroi se Alolli do fitonte zgjedhjet dhe se i kishte marrë studentët e saj për t’i kthyer në simpatizantë të PD-së.
“Asnjëherë nuk kam ngatërruar pjesën politike me pjesën profesionale, por unë do të doja shumë që ky proces në vetvete të kishte shumë të rinj votues,” – tha Ledina Alolli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë