‘Bombardimet s’kanë pushuar nga mesnata’, Zelensky-Putinit: Shko në shtëpi
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përmes një video të publikuar të enjten, tha se mbrojtja e Ukrainës po reziston, por bombardimet nga Rusia nuk kanë pushuar që nga mesnata.
Ai tha se ndryshimi në taktikën e Rusisë, e cila ka shenjestruar zonat civile, tregon se Ukraina ka qenë e suksesshme në rezistencë ndaj planit të Moskës për një fitore të shpejtë nëpërmjet sulmit tokësor.
“Ne nuk kemi asgjë për të humbur veç lirisë sonë”, tha Zelensky, teksa shtoi se Ukraina po merr furnizime të përditshme me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë.
Zelensky iu drejtua drejtpërdrejtë presidentit rus Vladimir Putin duke i thënë: Shko në shtëpi, shko në shtëpinë tënde. Ai e cilësoi pushtimin rus si një virus të ri që pasoi atë të COVID-19. “Prej një jave një tjetër virus na ka sulmuar”, tha Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura