Bonusi i pranverës, jo mjaftueshëm për pensionistët në Durrës

12 Prill 2025 | 15:59

Në një periudhë të vështirë, ku kostoja e jetesës rëndon mbi shtresat më të prekura, pensionistët në Durrës kanë filluar të marrin bonusin e pranverës, si një formë mbështetjeje nga qeveria.

Kjo ndihmë është mirëpritur nga të moshuarit, por shumica prej tyre theksojnë se, përballë çmimeve të larta dhe pensioneve të ulëta, kjo shumë mbetet simbolike dhe nuk mjafton për të mbuluar nevojat bazë të muajit.

“Po ç’të më mjaftojë unë? Pension familjar kam e shkreta, e kam të burrit që ka vdekur. Megjithatë, aq sa të jetë, më del s’më del, s’kam ç’të bëj”, thotë një e moshuar.

“Po ta japin bonusin për çdo muaj mirë jemi. Unë kam 80 mijë lekë. Të më japin dhe 100 mijë lekë a 50, të shtyjmë, të blejmë me hëngër. Shkojmë në treg, nuk blejmë asgjë”, shprehet një tjetër.

Ndërsa disa të tjerë shprehin nevojën për një bonus të vazhdueshëm, i cili do të ndihmonte më shumë për t’u përballur me vështirësitë e përditshme.

Në Shqipëri, shumica e pensionistëve jetojnë me të ardhura nën mesataren mujore të shpenzimeve bazë, duke përballuar sfida të mëdha për të mbijetuar. Bonusi i pranverës, megjithatë, mbetet një ndihmë e përkohshme, por rritja e pensioneve dhe politikat sociale më të qëndrueshme mbeten kërkesat kryesore të qytetarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç. “Ideja se çdo njeri që ka një...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026