Vijon shpërndarja e bonusit të pranverës, deri kur mund të tërhiqet

4 Mars 2025 | 08:19

Të hënën e 3 marsit nisi shpërndarja e bonusit të pranverës për më shumë se 730 mijë pensionistë që jetojnë brenda apo edhe jashtë Shqipërisë.

Sipas ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhja, 22.718 pensionistë e tërhoqën bonusin në ditën e parë të shpërndarjes.

Afati për tërheqjen e bonusit është deri më 30 shtator të vitit 2025, ndërsa për ata që ende nuk kanë marrë bonusin e fundvitit, afati është deri më 30 qershor të këtij viti.

Bonusi ndahet në dy kategori: 10.000 lekë për pensionistët me pensione deri në 20.000 lekë dhe 5.000 lekë për ata që kanë pensione më të larta. Ai mund të tërhiqet nga çdo pikë e Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

Për momentin qeveria ka vendosur që bonuset të jenë një në fundvit dhe tjetri në pranverë, të diferencuara në varësi të shumës së pensionit ndërsa Ministria dhe Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me mbështetje edhe nga ndërkombëtarët, kanë nisur punën për të reformuar skemën e pensioneve, me synimin që të rritet vlera e pensionit mujor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026