“Bonusi, lëmoshë për festa”, pensionistët në Elbasan: Paratë i shpenzojmë për ilaçe

10 Dhjetor 2024 | 18:14

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe pensionistet e Peqinit kanë rendur që ne ditët e para për të marrë shpërblimin që qeveria akordoi për festat e fundvitit.

Disa prej tyre shprehen se vështirësitë janë të mëdha dhe padyshim ky shpërblim nuk i ndihmon. Ka të tjerë që theksojnë se i gjithë shpërblimi do të shkoj vetëm për ilaçe.

“Po çfarë shpërblimi do na mjaftojë. Ne do marrim shpërblimin do blejmë ilaçe se për pula e për send nuk blihet gjë. Dy pleq jemi ne asnjëri për shoshoqin”, thotë një e moshuar.

“Jo mo ça i mjaftueshëm është, e di si është kjo punë; mbyll sytë hap dorën ça të japin merre fute ne xhep, s’ke ça bën. Unë dje isha spital, 120 mijë lekë mora ilaçe, kam punë prapë mbas 3 ditësh”, shprehet një tjetër.

Bonusi do të ndahet sipas vlerës së pensioneve mujore, kush merr më pak do të përfitojë më shumë. Megjithatë serish është i pamjaftueshëm. shprehet mosha e tretë.

Pensionistët kanë mundësi të tërheqin bonusin e fundvitit deri në 30 qershor të 2025, por duket se pjesa më e madhe e tyre e kanë të planifikuar shpenzimin e këtyre parave për festat e fundvitit.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026