Bora “pushton” Kosovën, probleme me qarkullimin në Prishtinë
Bora që ka nisur të bie nga mbrëmë e që po vazhdon edhe këtë ët shtunë në Kosovë, ka vështirësuar qarkullimin e lirë të automjeteve në shumë rrugë të Kosovës, por edhe në Prishtinë.
Vështirësi qytetarët kanë njoftuar se kanë në rrugën Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Mitrovicë, por edhe në rrugë tjera rajonale dhe lokale.
Ndërkohë, është raportuar për bllokimin e disa rrugëve dytësore në Prishtinë. Edhe në rrugët kryesore janë shkaktuar kolona, për shkak të vështirësive të automjeteve për të lëvizura.
Po ashtu, qytetarët kanë njoftuar se shumë automjete e kanë të pamundur ta kalojnë tatpjetëzen e Veternikut.
KosovaPress ka tentuar të flas me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Prishtinës, por një gjë e tillë ka qen e pamundur.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve, si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në apelin e Policisë./Kosovapress
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa