“Nisin shirat, temperaturat do ulen”, Hakil Osmani: Si do jetë moti këtë javë

9 Shtator 2024 | 09:32

Kjo javë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Hakil Osmani nga MeteoAlb tha për Euronews Albania se gjatë kësaj jave reshjet e shiut do të jenë pranishme për gjatë gjithë javës.

Ai tha se do të ketë një përmirësim të kushteve të motit gjatë të enjtes, por të premten shirat do të jenë më të fuqishëm.

“Ndryshe nga ato që kemi përjetuar më parë, kjo javë sjell mot të paqëndrueshëm. Pritet që orët e mesditës të jenë ato që do të sjellin zhvillim të vranësirave si fillim në zonat veriperëndimore e më pas gradualisht në të gjithë territorin shqiptar duke bërë që të kemi prezente edhe rrebeshet e shiut.

Reshjet do të jenë me intensitete mesatare dhe të larta, kryesisht më të dukshme do të jenë në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Laçit, Tiranë, Elbasan. Pjesa tjetër e territorit do ketë sasi shirash më të pakta. Temperaturat do mbeten të larta ditën e sotme deri në 34 gradë celsius”,-tha Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026