Bordi i Transparencës përcakton çmimin e ri për naftën

Rritet çmimi i naftës
27 Prill 2022 | 16:13

Bordi i Transparencës i mbledhur më 27 Prill, ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas.

Sipas këtij vendimi, nafta do të shitet me 233 Lekë/litri, duke nisur nga ora 18:00 e së mërkurës.

Deri në atë orë nafta do të shitet me 226 lekë.

Çmimi është rritur dhe për benzinë, ku nga 206 Lekë/litri, do të shitet me 213 lekë.

Me një lek është rritur dhe çmimi i gazit që do të shitet me 104 Lekë /litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi sot në orën 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë vendimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë të enjte edhe në qytetin e Durrësit për të protestuar kundër projektit në Zvërnec. Ashtu siç ishte paralajmëruar, banorët...
18:30 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026