Borrell-Serbisë: Lidhjet e ngushta me Rusinë, s’përputhen me rrugën drejt BE-së
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi Serbinë se aspiratat e saj euroatlantike nuk përkojnë me raportet që Beogradi ka me Rusinë.
“Ne mirëpresim zgjedhjet strategjike dhe të guximshme të disa shteteve të Ballkanit Perëndimor që janë plotësisht në përputhje me sanksionet kundër Rusisë. Ne gjithashtu u theksuam atyre që nuk janë rreshtuar ende, ose nuk janë rreshtuar fare, dhe këtu veçanërisht do të theksoja Serbinë, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe gjithashtu është e dëmshme për interesin kombëtar të Serbisë”,- tha Borrell.
Këto deklarata ai i bëri pas takimit në Bruksel të ministrave të bllokut, ku në Këshillin e Punëve të Jashtme u diskutua për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë takim që u mbajt më 22 maj, morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell po ashtu porositi shtetet që nuk kanë përshtatur politikën e jashtme me atë të BE-së, që të ndryshojnë sjelljen e tyre.
Serbia është shteti i vetëm në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke mos ndjekur shembullin e Brukselit.
Ndërkaq, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell u bëri thirrje palëve që të zbatojnë të gjitha obligimet që dalin nga ky proces dhe t’i japin fund tensioneve dhe deklaratave e sjelljeve provokuese. Ai tha se rruga drejt integrimit evropian shkon përmes bashkëpunimit dhe ndërtimit të fqinjësisë së mirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Ish-lojtari olimpik amerikan akuzohet për dëmtim të Pishinës Reflektuese
Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 22:02 Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:02 “2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
- 21:59 Nis marshimi i qytetarëve, po shkojnë drejt komisariatit nr. 3 ku po mbahen protestuesit e arrestuar
- 21:50 Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani
- 21:41 Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 21:33 Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas