Borshi, i preferuari i familjarëve! Turistja: Lë New York-un të pushoj këtu çdo vit

12 Gusht 2023 | 16:14

Fshati turistik i Borshit po zhvillon turizmin me hapa të shpejtë. Pushuesit familjarë janë besnikët e plazheve të Borshit, duke u rikthyer aty vit pas viti.

Melita është një e re shqiptare, që prej vitesh jeton në New York , por pushimet zgjedh ti kaloj në Borsh, aty ku ka pushuar që fëmijë.

“Borshi ka qenë destinacioni kryesor kur isha e vogël, ne vinim këtu për pushime me familjen madje këtu kam mësuar të notoj. Para disa vitesh ka qenë shumë më ndryshe, është përmirësuar në kuptimin e mirë të fjalës. Ka më shumë vende për t’u akomoduar, hotele më të mira nga çfarë ka pasur më para, ka më shumë lëvizje turistash, deti po është gjithmonë i njëjti”, tha ajo për Euronews Albania.

Qetësia, deti i pastër, çmimet e arsyeshme dhe nostagjia janë arsyet që e sjellin Melitën të pushoj, për çdo verë në bregdetin e Borshit.

“Edhe tani që jetoj në SHBA vendosa, që të kthehem pikërisht ketu bashkë më Nikun që t’i bëjmë pushimet tona në Borsh. Uji është shume i pastër, çmimet janë të lira është edhe shumë afër vendlindjes time, Gjirokastrës. Ndaj ja vlen të vish!”- theksoi ajo.

Për Nicholas disa ditë pushime i kanë mjaftuar për ta renditur Borshin si destinacionin e tij të preferuar, në Shqipëri.

“Çmimet janë të mrekullueshme dhe natyra është e mahnitshme. Po i shijojmë shumë pushimet këtu, jemi prej 4-5 ditësh kemi qenë edhe në Sarandë por ky këtu është definitivisht plazhi ynë i preferuar”, tha ai.

Teksa çifti i qëndron besnik Borshit, miqtë e tyre duan gjithashtu ta vizitojnë fshatin turistik dhe Shqipërinë.

“U dërgoj foto miqve dhe ata kanë kuriozitet të vijnë ta vizitojnë Shqipërinë, me sa shohë Shqipëria po kthehet në një destinacion turistik të preferuar dhe po më vjen mirë për këtë”, tha Melita.

Malet, deti e çmimet e arsyeshme po favorizojnë Borshin, për të pasur fluks të prezencës turistike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026