Borshi me çmime të lira, fshati turistik thith turistë vendas e të huaj
Ndryshe nga pjesa tjetër e bregdetit shqiptar, që po vuan mungesën e turistëve, në Borsh diçka e tillë jo vetëm që nuk reflektohet, por ka prenontime më shumë se një vit më parë. E për këtë duket se ka ndikuar mosrritja e çmimeve nga bizneset vendase.
Hotelet në fshatin turistik këtë vit kanë nisur nga puna edhe më herët, për shkak të rezervimeve që në mesin e majit. Shqiptarë të diasporës besnikë të bregdetit të Borshit e deri tek të huaj nga Australia e largët, kanë bërë që sezoni të jetë në rrugë të mbarë. Ndërsa vetë operatorët pohojnë se janë treguar të kujdesshëm me çmimet.
“Në qoftë se vitet e tjera kemi pasur prurje nga 15 ditëshi i parë i qershorit, ajo që na ka bërë neve ka qenë që kanë ardhur shumë të huaj, pas datës 20 maj dhe ajo që na bën përshtypje është se kanë ardhur nga Australia, dhe nga Zelanda e Re nga SHBA. Borshi në krahasim me zonat e tjera i ka ruajtur standardet e vjetshme, qe do të thotë çmimet pothuajse nuk kanë lëvizur, qoftë shezllonët, qoftë apartamentet e përditshme”, thotë një operator turistik.
Për këtë çift italian është hera e parë që vizitojnë fshatin turistik në jug të vendit dhe duken të surprizuar, si nga resurset e Borshit e po ashtu edhe nga çmimet e shërbimi i ofruar.
“Eksperienca ime në Shqipëri është shumë e mirë, kjo është hera e parë që unë dhe ime shoqe vijmë këtu. Erdhëm nga Tirana, aeroporti ishte i rehatshëm, jemi këtu te hoteli përballë, gjithashtu shumë i mirë, dhoma e mirë, edhe këtu te ambienti i plazhit kemi gjetur njerëz të disponueshëm për të na shërbyer dhe plazhi është i bukur”, thotë turisti italian.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës