Borxhi publik, Standard & Poor’s vlerëson stabilitetin ekonomik të Shqipërisë
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Standard & Poor’s Global Ratings ka rikonfirmuar për Shqipërinë vlerësimin afatgjatë “BB”, duke mbajtur të pandryshuar edhe perspektivën “të qëndrueshme”.
Ky vendim vjen si pasojë e stabilitetit makroekonomik që ka ruajtur vendi, disiplinës fiskale dhe rezervave të mjaftueshme valutore.
Sipas raportit, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.6% gjatë vitit 2025, e mbështetur nga rritja e konsumit familjar dhe pagat reale më të larta. Për periudhën 2026–2028, S&P parashikon një rritje mesatare vjetore prej 3.5%.
Në lidhje me financat publike, agjencia vlerëson se pas zgjedhjeve parlamentare qeveria do të ruajë politika fiskale të kujdesshme. Deficiti buxhetor parashikohet të mbahet rreth 2% të PBB-së, ndërsa borxhi publik pritet të ulet gradualisht deri në 51% të PBB-së në vitin 2028.
Një tjetër element i rëndësishëm është procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, që së bashku me flukset e investimeve private shihet si një garanci shtesë për qëndrueshmërinë ekonomike të vendit.
Standard & Poor’s thekson gjithashtu se përdorimi i kujdesshëm i burimeve, menaxhimi i mirë i borxhit dhe ruajtja e stabilitetit financiar do të jenë kyçe për të mbajtur këtë nivel vlerësimi në vitet në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil