Boshatiset Peqini, qytetarët: Qyteti ka mbetur pa rini, prej 9 vitesh s’ka investim

30 Nëntor 2022 | 16:03

Qyteti mbi 2000 vjeçar i Peqinit po përjeton ditët e tij me te zymta për shkak të braktisjes nga qytetarët, kryesisht rinisë.

Mungesa e mundësive për tu zhvilluar profesionalisht, rrogat e ulëta në ato pak sektorë që funksionojnë po detyrojnë banorët të largohen.

Ata pak që kanë mbetur tregojnë arsyet e largimit masiv. 10 vite më parë ky qytet numëronte mbi 10 mijë banorë, ndërsa sot nuk kanë mbetur as 15%.

“Këtu në Peqin ka qenë gjallëri, siç e  shikon edhe vetë popullsia është larguar fare. Peqini vetë si qytet brenda ka qenë mbi 13 mijë banorë tani kanë mbetur s’kanë mbetur 1000 banorë, as nuk bëhen 1000 banorë. Në radhë të parë papunësia, njerëzit largohen nga varfëria. Gjendja është katastrofë”- thotë një banor.

“Është shumë e vështirë, gjendja ekonomike përtokë, çdo gjë nuk funksionon këtu”- thotë një banor tjetër.

“Këtu njerëzit nga dita në ditë vijnë duke e boshatisur vendin, po ikin të gjithë në Evropë. Gjendja ekonomike e varfër, njerëzit jetojnë me përkrahje sociale.’- thotë i moshuari.

“Edhe mosha e tretë si mosha ime jemi gati për të ikur, për ta boshatisur fare vendin.”- shprehet banori.

‘Peqini ka mbetur pa rini, është braktisur, prej 9 vitesh s’ka asnjë investim”- thekson një qytetar.

“Normal papunësia është problematike, rrogat e ulëta këto ndikojnë që njerëzit të ikin. Nuk ka rini nuk ka gjallëri. Ka mbetur për të ardhur keq sepse investimet janë zero.”- nënvizon një tjetër.

Banorët e mbetur në Peqin fajësojnë politikën shqiptare si shkaktare të braktisjes së vendit.

“Pasdite s’ke këtu njerëz të gjallë fare. Rininë e mori Ramoviçi e çoi në Angli, në Itali, në Greqi e në fund të botës”

Largimi i krahut të punës është shqetësim kombëtar në Shqipëri, por pamja që të ofrojnë rrugët e boshatisura të qytetit të Peqinit janë dëshpëruese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara, apartamente e garazh të shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike Dy...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026