Botërori 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Letoni
Nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit në faqen zyrtare në Facebook, ku sqarohen edhe procedurat se si mund të blihet bileta online.
“Biletat mund të blihen vetëm online, në linkun e mëposhtëm:
Biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.
FSHF bën me dije se për këtë ndeshje, ndryshe nga ndeshjet e kaluara, sektorët N101, N102, N103, N104, N105, S102, S103, S104, V101 dhe V102 do të jenë të mbyllur, sipas vendimit të FIFA-s.
Ky vendim është marrë si pasojë e sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjeve të mëparshme, përfshirë këngë me përmbajtje ofenduese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, gjeste apo mesazhe të papërshtatshme, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare”, bën me dije FSHF.
Takimi Shqipëri-Letoni do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës