Botohet në Fletoren Zyrtare shkarkimi i Safet Gjicit

27 Qershor 2023 | 12:10

Është botuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare shkarkimi i ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave pak ditë më parë, ndërsa në Fletore shkruhet se se shkarkimi i Gjicit është për shkak të shkeljeve të rënda.

“Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Kukës, SafetGjici.”-shkruhet në Fletoren Zyrtare.

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ndërsa, për Alma Kaçin, vajzën e cila u shfaq në videon intime me Gjicin, Gjykata dha masën “arrest shtëpie”.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, pasi nga një video e plotë e skandalit seksual në zyrën e tij, doli se Alma Kaçi i kishte kërkuar favore për një tender për sterilizimin e qenëve dhe Gjici e kishte aprovuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026