Braçe flet për largimin nga Divjaka dhe sfidën në Tiranë: Nuk e prita mirë por…
Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste, ka folur në programin “NOW me Erla Mëhillin” për largimin e tij nga Divjaka dhe kalimin në Njësinë Nr. 5 në Tiranë.
Ai shpjegoi se për 12 vjet kishte përfaqësuar Divjakën dhe, pas vitit 2017, iu shtuan edhe katër njësi të tjera.
Sipas Braçes, pas humbjes së mikut të tij, Bashkim Finos, në vitin 2021, atij ju shtua dhe një pjesë e qytetit të Lushnjës.
Braçe e pranon se largimi nga Divjaka nuk ishte një proces i lehtë.
“Pa diskutim që largimi nga Divjaka nuk e prita mirë. Edhe një mandat, si deputet, krijon një lidhje njerëzore të ngushtë me zonën që përfaqëson. Më duket sikur bëhet një pjesë e jetës së përditshme. Si deputet, detyra ime është të takohem me njerëzit, të dëgjoj problemet e tyre dhe të ngrej zërin e tyre në parlament,” theksoi ai.
Braçe shtoi se puna e deputetit është të angazhohet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe të mos qëndrojë pasiv.
“Sistemet duhet të zgjidhin problemet e qytetarëve, por deputeti nuk mund të bëjë sehir. Ai duhet të kërkojë llogari dhe të lobojë për zonën dhe njerëzit e saj,” u shpreh Braçe.
Ai gjithashtu theksoi se lidhja mes deputetit dhe elektoratit është diçka që krijohet natyrshëm.
Në lidhje me kalimin në Njësinë 5, Braçe e përshkroi atë si një hap drejt habitatit të tij.
“Njësia Nr. 5 është në habitatim tim, është shtëpia ime, jam në shtëpinë e nënës time pasi kam dhe prindërit aty. Është një zonë e majtë, e cila ka pasur zhvillime gjatë 35 viteve, duke mos u denatyruar. Është një zonë që duhet kuruar dhe kam bërë një xhiro gati 6 orë për të parë problematikat që banorët përballen aty”, tha Braçe.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Ja çfarë ka arritur, ne nuk e parashikojmë dot
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…
- 21:51 Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet