Braçe: Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve

9 Prill 2026 | 12:34

Duke folur në seancën plenare, ku kishte thirrur në interpelancë ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, për situatën e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të qumështit në vend, deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se një fushatë e zhvilluar në javën e dytë të muajit janar për qumështin me aflatoksinë ka krijuar shqetësim te blegtorët.

Braçe tha se kishte marrë disa mesazhe nga blegtorë, që ankoheshin se kompanitë e qumështit po refuzonin qumështin e tyre. Ai përmendi disa nga mesazhet që mori:

“Një grup nga Bubullima shprehu shqetësimin se kompanitë po shkatërronin qumështin e tyre me pretendimin se ishte me aflatoksinë. Një tjetër mesazh nga Bubullima e Lushnjës kërkonte ndihmë për qumështin, pasi kompanitë nuk e pranonin. Një tjetër blegtor tha se qumështi pluhur merret më lirë nga kompanitë, ndaj ata nuk preferonin qumështin e fshatarëve. Po ashtu, disa blegtorë raportuan se kompanitë u bënë agresive dhe nuk merrnin pikë qumështi”.

Pas këtyre shqetësimeve, Braçe tha se ishte drejtuar tek institucionet shtetërore për të kuptuar situatën. Sipas tij, Agjencia e Kontrollit të Ushqimit (AKU) informoi se deri në fund të janarit ishte regjistruar vetëm një rast i qumështit me aflatoksinë në zonën e Beratit, ndërsa në mes të shkurtit u raportuan dy raste të tjera gjatë kontrollit të vazhdueshëm.

Deputeti shtoi se laboratorët pranë subjekteve përpunuese nuk janë të akredituar dhe se gjithë fushata e kompanive për qumështin rezultoi vetëm me dy mostra të kontaminuara me aflatoksinë, ndërkohë që për periudhën nga janari deri tani nuk është konstatuar asnjë rast tjetër.

Braçe përfundoi duke kërkuar nga ministri sqarime për këtë fushatë, e cila bëri që blegtorët ta derdhnin qumështin në kanal, duke dëmtuar prodhimin dhe punën e tyre.

Në përgjigje të kërkesës së Braçes, ministri i Bujqësisë, Andi Salla tha se siguria ushqimore është prioritet, teksa ka përmendur se gjatë 2025 janë analizuar 32 monstra për aflatoksinë, prej të cilave 13 rezultuan jokonform. 

“Shqipëria sot ka një bazë të plotë ligjore të harmonizuar me BE. Sistemi në vend ku kontrollohet nga AKU. Kontrollet janë procese dinamike që ndjek produktin nga ferma në tryezë, verifikohen standardet higjieno-sanitare. Në vitin 2025 janë vendosur 40 gjoba dhe janë ndërprerë aktiviteti për 6 stablimente, pra ku ka shkelje ka masa. Gjatë 2025 janë analizuar 32 mostra për aflatoksinën M1 në qumësht, 13 kanë rezultuar jokonform dhe për gjitha raste janë vendosur masa dhe bllokuar produkte. Pra sistemi ka reaguar në kohë, duhet të kuptojmë se aflatoksina në qumësht vjen kryesisht nga ushqimi i kontaminuar. Prandaj kontrollin e kemi shtrirë në të gjithë zinxhirin”, tha ai.

Po ashtu Braçe tha se ka një rritje të çmimeve të produkteve bujqësore me nisjen e luftës në Iran. Ai theksoi se që nga nisja e luftës  janë importuar vetëm 3 mijë tonë plehra kimikë ndërsa çmimet sipas tij janë rritur brenda ditës. 

“Po pse nuk uleni more, pse nuk i bëni gjërat si duhet? Pse jep lekë për kokë bagëtie, po jepi lekë për çdo litër qumësht apo kilogramë produkti. Keni hequr naftën që ishte falas për bujqit në një moment krize. Nuk bëhet kjo në kohë krize, kur nuk e dimë si do shkojmë, janë rritur kostot. Kemi plehrat kimi ministër, dhe është kritike. Po si more u dyfishuan çmimet menjëherë sapo ranë raketat atje. A po merret njeri me këtë? I kanë sjellë mallrat që vjet, s ka lidhje me luftën. Vijini fre abuzimit, ndryshe fshatarët nuk do të marrin dot frymë”, tha Braçe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026

Përfundon ëndrra e Kanadasë në Botëror, Maroku dominon dhe siguron kualifikimin pas fitores 3-0

Ëndrra e Kanadasë në Kupën e Botës ka marrë fund pas humbjes 3-0 ndaj Marokut në raundin e 1/16-tave, në Hjuston. Kanadaja, që po përpiqej...
21:15 | 04/07/2026