Fasoneritë u kthyen në vatra të COVID-19, Braçe në Ilva Now: Nuk i kontrollojmë dot 150-160 mijë biznese me policë dhe inspektorë
Zv. Kryeministri, Erion Braçe shprehet, se situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 duhet shfrytëzuar për të luftuar informalitetin si dhe për garantimin e të drejtave të punëtorëve. Gjatë një interviste në ‘Ilva Now’, z. Braçe tha se ishte habitur nga numri i madh i punonjësve në fasoneri në zonat e Krujës dhe Fushë-Krujës, ndërsa zyrtarisht deklarohet një numër shumë i vogël.
Shkak për këtë “zbulim”, u bë kthimi në vatër infeksioni i katër fasonerive. Zv. kryeministri tha se kjo situatë ka ardhur për shkak se bizneset nuk kanë respektuar kushtet e sigurisë ndërsa për informalitetin tha se duhet parë roli i Inspektoratit të Punës dhe Kontrollit.
“Nuk kanë dështuar masat, por këto masa nuk mund të përballohen nga disa grupe inspektoratesh. Nuk është kështu në këtë situatë jemi të gjithë bashkë, qeveria, qytetarët, biznesmenë, punonjës, etj. Jemi të gjithë bashkë në qoftë se njëri në këtë zinxhir përgjegjësisë bën hile çdo masë dështon”, deklaroi z. Braçe.
“Fasonerive u dha mundësia që të plotësonin një seri kushtesh dhe në përmbushje të tyre kushteve të vijonin punën. Në këtë industri të thuash ka qindra ndërmarrje është pak, në këtë gjithë këtë masivitet kanë dalë vetëm 4 ndërmarrje që kanë të infektuar në radhët e tyre. Ne kemi një problem tjetër. E gjitha kjo sjell në vëmendje informalitetin. Jam i habitur me numrin e punonjësve në Krujë dhe Fushë-Krujë pasi në regjistër nuk rezulton ky numër”, nënvizoi zv. kryeministri.
Z. Braçe u bëri apel biznesmenëve që kanë investuar në fasoneri që të respektojnë të drejtat e punonjësve dhe t’i deklarojnë në mënyrë që t’u paguhen sigurimet. Zv. kryeministri tha se ky problem nuk ekziston vetëm te fasonerit por është problem i përgjithshëm për biznesin në vend.
“Të dy inspektoriatet duhet të shohin sistemin e punës dhe kontrollit, Kjo situatë të shfrytëzohet për përmirësimin e kushteve të punës dhe kontratat e punës. Çështja e kontratës së punës nuk është vetëm për fasoneritë por për të gjithë bizneset. Ekonomia e çdo sipërmarrësi fillon nga punëtorët, e bën dot pa punëtorë? Jo, natyrisht që nuk e bën dot. Nuk i kontrollojmë dot 150-160 mijë biznese me policë dhe inspektorë”, shtoi z. Brace.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:24 Rifillojnë transportet direkte të mallrave nga Emiratet Bashkuara Arabe në Iran
- 20:20 Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
- 20:11 Anglia siguron fitoren në minutat e fundit ndaj Kongos, Kane vendimtar me dy golat e tij
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme
- 20:03 1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve