Brataj: Çdo ditë ndodhin mesatarisht 12 aksidente rrugore
Rrugët e Shqipërisë po përgjaken çdo ditë nga aksidente rrugore të cilat janë shpesh me viktima. Skënder Brataj Drejtor i Urgjencës Kombëtare gjatë një interviste për Euronews Albania pohoi se çdo ditë ndodhin mesatarisht 12 aksidente rrugore, dhe shumica e tyre shkaktohen nga moshat e reja.
Brataj, pohon se duhen ndërgjegjësuar të gjitha institucionet për të analizuar shkaqet e këtyre aksidenteve.
Por aksidentet janë vetëm një pjesë e traumave, të cilat renditet në vendin e 5 kur flitet për humbje jete dhe invaliditet.
Ndërkohë raporti i fundit i INSTAT tregon se vetëm në muajin mars janë regjistruar 89 aksidente rrugore me 117 persona të lënduar disa me pasojë jetën. Analiza e ekspertëve të statistikave fakton se gjatë muajit mars 86,5 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve dhe se grupmosha 25-34 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 32,6 % të numrit total të tyre. aksidenteve të regjistruara në këtë periudhë.
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve