“Bravo ik”| Si adoleshenti i zuri pritë policit në Kosovë, e ekzekutoi në 47 sekonda

22 Prill 2025 | 15:45

Vetëm 47 sekonda i mjaftuan minorenit Rejhan Bela për të ekzekutuar policin në Kaçanik mbrëmjen e 1 prillit. Plani ishte përgatitur nga 7 persona, të cilët u arrestuan të hënën në Kosovë. Dosja e prokurorisë tregon se rreth orës 23:00, polici ka qenë duke shkuar në shtëpi, kur në hyrje të pallatit ku jetonte është qëlluar me 4 plumba nga pas shpine. I mituri Rejhan Bela është ndihmuar nga Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi, të cilët akuzohen për vrasje me dashje.

Muhamet Lika ndërroi jetë në spital, ndërsa autori pas ekzekutimit largohet drejt një lokali të zonës ku takohet me Rilind Muratin.

Në dosje përmendet edhe incizimi që dëshmon komunikimin e të dyshuarve pas vrasjes.

Në të dëgjohet zëri i Rilind Muratit duke i thënë “Bravo. Ik.” të dyshuarit kryesor për vrasjen e policit, Rejhan Belës, pasi ky i fundit e kishte kryer vrasjen.

Paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i mituri Rejhan Bela së bashku me të pandehurit Rilind Murati dhe Vatan Çaka dhe lëvizjet e të pandehurve tjerë, thuhet në dosje.

Sipas organeve të drejtësisë, polici Lika u vra për shkak të detyrës.

Kjo pasi, disa nga pjesëtarët e grupit që u arrestua të hënën kishin të kaluar kriminale dhe po ashtu ishin arrestuar për vepra që lidhen me ekstremizëm dhe terrorizëm.

I dyshuari kryesor, Rejhan Bela, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ka qenë i dënuar për dhunë dhe ka pasur urdhër-arresti për të.

Ndërsa, Haki Bela, ishte arrestuar në vitin 2023 nga rreshteri Lika, tashmë i ndjerë, pasi dyshohet se kishte shpërndarë afishe që përhapin propagandë kundër festimit të festave të fundvitit dhe po ashtu i kishin vënë flakën bredhit që ishte vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit.

Gjykata Themelore në Ferizaj, me kërkesë të prokurorisë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh edhe për 6 pjesëtarët e grupit që u arrestuan të hënën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026