Bregdete të ndotura nga Velipoja në Konispol, vullnetarët për mbrojtjen e mjedisit thirrje institucioneve

10 Maj 2021 | 19:30

Ruajtja e mjedisit ku jetojmë duhet të jetë detyrim për çdo qytetar, nëpërmjet një rregullatori të përcaktuar nga Ministria e Mjedisit. Avokati Adriatik Llapaj, gjatë një aksioni për pastrimin e gjirit të Sarandës, u shpreh se ndotja e detit është njëlloj e dëmshme si ndotja e ambienteve publike.

“Këtu kërkohet të jepet mesazhi. Është një mesazh që shkon përtej Sarandës. Ta ruajmë detin, bizneset të kujdesen për atë që është e ardhmja e qytetit. Siç kemi 300 punëtorë që merren me rrugët dhe lulishtet, të ketë dhe tre ose katër punëtorë që merren me pastrimin e detit. Ne synojmë t’i japim një zgjidhje për pasurinë me të madhe që ka Shqipëria, detit. Sot kemi nxjerre rreth 50 goma, shazllone, karrige, që tregon se është veprimtari e njerëzve. Merr hidh në këtë det, se deti nuk tregon gjë. Deti mbi vete është i bukur por nën vete është në këtë gjendje”, tha avokati Adriatik Lapaj.

Deri më tani ka vetëm nisma vullnetare për pastrimin e fundit të detit. Specialistët e mjedisit bëjnë apel për të pastruar detin, si potencialin më të fortë që ka vendi për turizmin.

“Sot jemi ne aksionin e parë të pastrimit për këtë vit. Kemi nxjerrë plot goma dhe mbetje të tjera. Karrige, tavolina, shazllone. Shpresojmë që këto aktivitete tona të sensibilizojnë njerëzit dhe pushtetin lokal që ta shikojnë me seriozitet pastërtinë e detit. Është deti që i sjell këta turistë në këtë qytet”, tha vullnetari Ardit Cikuli.

“Siç do ta shikoni dhe ju kur të dilni në breg të detit, kemi hequr mbi 30 karrige, 10 shezllone dhe 20 goma vetëm në një gji rreth 20 metra katror. Imagjinoni kështu janë të gjitha gjiret e Sarandës. Ne do ta çojmë në fund misionin tonë për ta bërë të pastër gjirin e Sarandës”, tha Ergys Llanaj, një vullnetar nga Durrësi.

Vetëm në zonën detare të Sarandës dhe Ksamilit mendohet të jenë hedhur këto 30 vitet e fundit qindra goma dhe mbetje të tjera. Ndërkohë, e njëjta situatë është në të gjithë vijën bregdetare shqiptare nga Velipoja në Konispol. Përfshirja e shërbimit  të pastrimit edhe për detin do të rriste pastërtinë në këto zona si dhe do të mbronte gjallesat nënujore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj

Turizmi në Shqipëri vijon të shënojë rritje, me një përshpejtim të ndjeshëm gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë majit 2026...
18:50 | 25/06/2026

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për...
18:48 | 25/06/2026

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur...
17:20 | 25/06/2026