Brenda mureve të spitalit, çfarë ndodh në të vërtetë?
Ambulanca vite më parë ishte vetëm një mjet që transportonte pacientët drejt spitalit, ndërsa sot ka aparaturat që shpëtojnë jetë dhe personel të përgatitur për çdo situatë.
Pas telefonatës për ndihmë mjekësore, ambulanca duhet të mbërrijë në shtëpinë tuaj për 5 apo 10 minuta, por një gjë e tillë është një mision i pamundur.
Edhe pse me sirenat ndezur, trafiku i rënduar në kryeqytet dhe pamundësia për të hapur rrugën e bëjnë edhe më të vështirë këtë moment.
Nga ana tjetër, familjarët e të sëmurëve numërojnë minutat që autoambulanca të arrijë sa më shpejtë.
Alketa Lahi, kryeinfermiere e bllokut operator urgjencë prej vitesh jep kontributin e saj duke mos njohur orë e ditë pushim për të qenë sa më pranë qytetarëve në dhënien e ndihmës mjekësore.
Ajo tregoi për rrugëtimin e saj në këtë profesion aq të bukur, por edhe sfidues.
“Në fakt, këtë profesionin ma ka sugjeruar im atë, të cilit ia dedikoj të gjithë suksesin dhe dashurinë për këtë profesion. Po të flasësh tani për shërbimin e urgjencës, është një shërbim goxha i ngarkuar. Më 5 janar të 2019 u emërova kryeinfermiere e bllokut operator të urgjencës.
Këtu, në këtë sektor ndryshon puna me shërbimet e tjera, është goxha i ngarkuar, është shërbimi më i rëndësishëm të Spitalit të Traumës, ka një fluks të madh të pacientëve”, theksoi Lahi ndër të tjera.
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)