Brenda pallatit të Alda Klosit, makina mungon në parkim. Çfarë thonë fqinjët

10 Janar 2023 | 15:13

Gazetarja e Euronews, Ortenca Budlla, ka shkuar këtë të martë në banesën e Alda Klosit, zyrtares të cilës iu vodhën mijëra euro nga sanitarja Rozeta Dobi.

Gazetarja teksa bën një pasqyrim të hyrjes së pallatit, deklaron se makina e zonjës Klosi nuk ndodhet në parkim. Nisur nga ky fakt ajo shton se zyrtarja me shumë gjasa nuk ndodhet në banesë.

“Në parkim nuk ndodhet makina e zonës Klosi, nisur nga ky fakt mund të thuhet se në banesë nuk ka njeri. Kjo është një banesë në të cilën ajo jetonte me qera prej dy muajsh, por në fakt Rozeta Dobi ka punuar si sanitare në familjen e zonjës Klosi prej 5-vitesh.

Ka qenë vajza që e ka konstatuar fillimisht derën e apartamentit hapur dhe pastaj e ëma ka ardhur dhe ka bërë të gjitha verifikimet dhe dyshimet e para kanë shkuar te Rozeta, pasi është sanitarja e shtëpisë dhe prej 5 vitesh pothuajse bashkëjetonte me ta”, tha ajo.

Sipas gazetares Budlla, banorët shfaqen të frikësuar dhe nuk duan të prononcohen në lidhje me rastin.

“Banorët kanë qenë të frikësuar, dhe nuk duan që të bëhen pjesë e kësaj skeme. Nëse i pyesim se kanë informacione për një vjedhje ata e pohojnë, por kur i pyesim nëse kanë kontakte, thonë jo. Kjo dhe për faktin se zonja Klosi kishte vetëm dy muaj që banonte në banesë”, tha gazetarja.

LEXO GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026