‘Ishin paratë e xhaxhait, i vodhën’, gazetari: Dëshmia e Alda Klosit në polici
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka zbuluar dëshminë e zyrtares Alda Klosi, në banesën e së cilës u vodhën 120 mijë euro nga sanitarja, Rozeta Dobi dhe i biri, Havier Dobi.
Ferhati tha se në polici, Klosi i ishte shprehur se paratë ishin të xhaxhait të saj që prej vitesh jeton dhe punon në SHBA.
Ajo ka deklaruar gjithashtu se paratë do të përdoreshin për restaurimin e shtëpisë së xhaxhait në Tiranë dhe për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale, pasi ai vuan nga kanceri.
“Është pyetur dhe zonja Klosi pretendon se shuma në valutë janë të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj që jetojnë prej vitesh në SHBA, ku kanë punuar atje si emigrantë dhe ia kishin lënë këto para që zonja Klosi t’u restauronte shtëpinëe tyre këtu nga e para. Por edhe para sepse mesa duket, me sa kuptoj, xhaxhai i saj vuan nga një sëmundje e rëndë me kancer dhe ndoshta ishte përgatitur për një ndërhyrje kirurgjikale në Shqipëri.
Ky është arsyetimi që ka dhënë zonja Klosi në lidhje me valutën, me shumën e madhe në dollarë dhe euro. Sa i takon bizhuve apo sendeve të jera me vlera, që vlejnë dhjetëra, mijëra euro, nuk ka dhënë një deklarim, sepse me sa duket, nuk është parë e arsyeshme”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë