“Do rri unë këtu”, zbardhet përgjimi i nënë e bir që vodhën mijëra euro
Është zbardhur përgjimi mes Rozeta dhe djalit të saj Havier Dobit, të cilët janë lënë në burg pasi akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove në shtëpinë e zyrtares Alda Klosit.
Ka qenë pikërisht deklarata e 23-vjeçarit që ka bërë policia të zbulojë në shtëpinë e Dobit dhe mbi 400 mijë euro të cilat ishin të fshehura na aspirator.
Rozeta i ka thënë të birit që do të marrë përsipër të gjithë fajin ndërsa 23-vjeçari i është përgjigjur se do të nxjerrë lekët nga shtëpia.
Përgjimi:
Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua
Rozeta: Asgjë do të rri unë këtu.
Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do i nxjerrë unë.
Bazuar në këtë djali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit.
Me pas Rozeta kritikon te birin pse ka marrë shumë para
Ai i përgjigjet: “kam marrë vetëm 50 mijë euro”. Biseda mes tyre është bërë kur ishin në paraburgim, ndërsa përgjoheshin nga policia.
Rozeta Dobi, 49-vjeçe së bashku me të birin 23 vjeç, janë lënë ditën e djeshme në burg pasi akuzohen se kanë vjedhur në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi një shumë të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë, që arrinin vlerën rreth 120 mijë euro. Ndërkohë mbi 400 mijë euro janë gjetur në banesën e Dobit në aspiratorin amerikan.
Konkretisht në total janë sekuestruar 58150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri)
Denoncimi u bë nga Klosi më datë 15 Dhjetor, por policia nuk informon në cilën datë është realizuar kjo vjedhje e përmasave të tilla.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sanitarja grabiti zyrtaren, gazetari: SPAK-u ka filluar të lëvizë për këtë çështje
- ‘Asgjë s’u zbatua’, Kasami tregon si dështoi marrëveshja e Tiranës disa vite më parë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë